Sfilatat, hedhjet sensuale, demostrimi i hireve dhe luksit brenda mureve të Gjykatës së Elbasanit nga kryegjyqtarja leshverdhë kanë pushtuar rrjejetin, skandalizuar drejtësinë dhe vënë në lëvizje institucionet.
Buzëfryra në krye të Gjykatës së Elbasanit është produkt i drejtësisë që ngriti Sali Berisha, me çetën e tij të super të korruptuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, para se të shkërmoqej nga reforma në drejtësi.
Por ngjitja e saj në drejtësi është disi e veçantë.
Ajo vërtetë hidhej dhe kërcente nën refrenin ‘rrethi im është mafia’, por ajo në fakt është pjesë e rrethit të Arminës, nuses së re në familjen e Berisha, e sapo shpallur non grata nē SHBA për korrupsion madhor.
Nusen e Shkëlzenit dhe Enkeledën i ka bashkuar fillimisht pasioni për konkurset e bukurisë. Enkeleda ka marrë pjesë nëpër konkurse të ndryshme, ndërsa Armina u shpall mis Shqipëria në vitin 2009.
Kur Armina u lidh me Shkëlzezin dhe nisi të nontonte në paratë e tij të pista, edhe shoqes së saj i buzëqeshi fati. Një vit më pas, Enkeleda u emërua gjyqtare dhe më pas kryegjyqtare, nga KLD, vegla në duart e vjehrrit të Arminës.
Pa një dorë të fuqishme pas, Enkeleda nuk kishte shansin jo të ngjitej në krye të Gjykatës së Elbasanit, por as pastruese në këtë gjykatë.