Prapaskena

Liroi ‘të fortin’, çmendet kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, bën ‘modeling’ për TikTok (Video)

Publikuar: 31/05/2021

Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në “pasarelë” sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka “harruar” krimin dhe shfaqet duke bërë ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.

Lidhur me publikimin e këtyre videove ka reaguar edhe zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor.

Ndonëse në ambientet e gjykatës duhet të punohet për të vënë pas hekurave kriminelët, gjyqtarja në video botuar ne Tik Tok dhe të zbuluar nga faqja web Hashtag.al shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj. Për këtë gjyqtare e cila duhet të drejtojë luftën ndaj krimit në këtë qytet, “mafia” si duket është një lojë filmash.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta është interesuar në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë lidhur me këtë situatë dhe mëson se sot u zhvillua një mbledhje posaçërisht për Kapedanin. Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për krytaren e gjykatës. Para rreth një muaji qyteti u trondit nga një përplasje me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë, një ngjarje e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prani të dhjetëra efektivëve të policisë.

Më 11 maj ndodhi ekzekutimi i rradhës. 41-vjeçari Everest (Ibrahim) Çaka u vra me armë me silenciator në makinë në sy të gruas së tij në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri Ardit (Arjan) Spahiu në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

Videot me sjellje skandaloze, të publikuara së fundmi në rrjetet sociale të kryetares së gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, do të jenë objekt hetimi nga ana e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E. K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.



Më të lexuarat