Çmendet kryegjyqtarja e Elbasanit/ “Rrethi im është mafia”, tërbohet me Don Xhonin në zyrë

Pa Kategori

Publikuar: 31/05/2021

Çmendet kryegjyqtarja e Elbasanit/ “Rrethi im është mafia”, tërbohet me Don Xhonin në zyrë

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kepadani e ka kthyer institucionin e Gjykatës në një një institucion sfilatash.

Kapedani është shfaqur në rrjete sociale duke sfiluar dhe duke bërë gjeste para kamerës, si duke mbledhur buzët apo duke luajtur me sy nga zyra e saj, sikur zyrën ta kishte pronën e saj private.

Ndërkohë që Elbasani është pushtuar nga krimi, kryegjyqtarja sfilon nën tingujt e një kënge ku dëgjohet teksti “rrethi im është mafia”, i këngës së reperit Don Xhoni.

Pamja e saj është shokuese, ku më shumë duket e dehur se sa esëll, nga mënyra se si bën gjestet në institucionin e drejtësisë.