U qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës, kush është subjekti i OFL që u plagos në Vlorë

Pa Kategori

Publikuar: 30/05/2021

U qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës, kush është subjekti i OFL që u plagos në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Kaninë të Vlorës. Mesohet se i është bërë atentat 38-vjeçarit Edison Begaj.

Nderkohe, autorët e kanë pritur 38-vjeçarin në hyrje të banesës dhe e kanë qëlluar me katër plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur.

Edison Begaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është subjekt i OFL. 38-vjeçari rezulton të jetë dënuar më herët për trafik droge dhe armësh.