Tronditet sërish Shkodra, vritet me kallashnikov 25-vjeçari, emrat e viktimës dhe autorit

Pa Kategori

Publikuar: 29/05/2021

Tronditet sërish Shkodra, vritet me kallashnikov 25-vjeçari, emrat e viktimës dhe autorit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Viktima është Emiljan Ndou 25 vjeç.  Policia ka vënë në pranga autorin, Mark Kodra, 47-vjeç.

Prapaskena ka mësuar se vrasja nuk ka lidhje me larjet e hesapeve me bandave mafioze të Shkodrës, por ka ndodhur për motive të dobëta.

Viktima po kthehej nga motra, ndërsa Mark Kodra i ka bërë pritë kallash.

Muaji Maj është përgjakur në Shqipëri, pasi 6 persona janë ekzekutuar me armë zjarri nga Vlora në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Në datë 10 Maj në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj në një atentat mafioz në mes të ditës. Mbrëmjen e po asaj dite u vra te zona e “5 Majit” në Tiranë Mehmet Qema.

Një ditë më pas e kishte radhën Elbasani. Everest Çaka 41-vjeç u qëllua për vdekje në sy të gruas brenda në makinë. Në 17 Maj tronditet Shkodra. Endri Mustafa gjendet i vdekur te zona e Livadheve i ekzekutuar me armë zjarri.

Javën e kaluar, sërish krimi goditi në Vlorë duke i marrë jetën Delon Troqes, ndërsa mbrëmjen e sotme një tjetër vrasje u regjistrua në Shkodër.