Prapaskena

Ish-ministri i Berishës: Basha është futur në ‘vrimën e miut’ se s’përgjigjet dot ku gaboi!

Publikuar: 29/05/2021

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Java në RTSH” ishte ish-deputeti i PD, Arben Imami.

Ai foli rreth garës për kryetar në PD teksa u shpreh se Basha e ka treguar veten dhe nuk është i aftë të drejtojë PD.

Në panelin me analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, Imami u shpreh se Harxhi është ajo që i duhet partisë dhe gjithashtu u shpreh se nga java tjetër do bëj një parashikim për garën.

“Ne kemi një kandidatë shumë të mire, kemi Harxhin. Ajo premton një punë që I ka munguar PD-së. Shumica e partisë nuk ka më besim tek Basha, dhe shumica e partisë është e tronditur nga humbja e zgjedhjeve. Them se nga mesi i javës tjetër, unë do të bëj një rivlerësim të përafërt të garës.”– u shpreh Imami.

Më tej, Imami foli për ditën e zgjedhjeve ku tha se do jenë të kontrolluara.

“Dita e votimit nëse do të ketë probleme dhe në votim dhe në numërim, sigurisht që do flasim. Zgjedhjet do jenë të papranuara. Por, duke qene se janë 4 kandidatë, shpresoj dhe besoj se do jenë të kontrolluara.”

Ish-deputeti i PD u shpreh se Basha është fshehur në vrimën e miut dhe nuk del në asnjë media televizive pasi nuk mund t’i përgjigjet pyetjes se ku ka gabuar.

“Gabove, do të ikësh. Pra, ke përgjegjësi dhe kjo përgjegjësi është objektive. Që nga e premtja e fundit para 23 qershor, Basha nuk ka dale në asnjë media publike.

Pra është futur në vrimën e miut sepse nuk I përgjigjet dot ai pyetjes se ku gaboi. PD edhe pa kryetar mund t’I kishte fituar zgjedhjet.”- u shpreh Arben Imami në emisionin “Java në RTSH”.



Më të lexuarat