Prapaskena

Del Fotoja/ Ky është 25-vjeçari që u vra në Shkodër, fqinji e qëlloi me kallashnikov se i kishte ngacmuar vajzat

Publikuar: 29/05/2021

Emiljano Ndou është 25 vjeçari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ai u qëllua për vdekje me breshëri plumbash kallashnikovi nga 47 vjeçari Mark Kodra, teksa kalonte në rrugën e lagjes, përballë shtëpisë së autorit.

Newsbomb.al ka siguruar fotot e të riut, ndërsa në rrjetet sociale para se të vritej ka pubpikuar pamje duke lëvizur me motor dhe duke drekuar me miqtë e tij. Pikërisht, me motor ka qenë Emiljano Ndou kur po kalonte në rrugën e lagjes, por breshëria e plumbave i preu në mes rrugën dhe jetën.

47 vjeçari ka thënë në Polici se i riu “ia kishten sjell në majë të hundës” pasi i kishte ngacmuar vajzat. Emiljano Ndou lëvizte me një motor sportiv në zonë dhe fqinji pretendonte se duke i dhënë gaz motorit në rrugën para shtëpisë së tij, ai i ngacmonte vajzat.

Dy fqinjët kanë pasur dhe më parë konflikte me njëri-tjetrin, pikërisht për dyshimet se 25 vjeçari ngacmonte vajzat e autorit 47 vjeçar, raporton newsbomb.al. Mark Kodra është arrestuar nga Policia pas ngjarjes pasi nuk ka tentuar të largohet, por ka pritur me armë në shtëpi derisa Blutë e Shkodrës ta prangosnin.



Më të lexuarat