Situata nga COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë e qëndrueshme. 1 viktimë dhe 12 raste të reja infektimi janë regjistruar 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën një 89-vjeçare nga Saranda.
Ndërkohë, pas 3255 testimeve të kryera janë konfirmuar 12 raste të reja infeksioni. Përkatësisht këto raste janë regjistruar në: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.215 që nga fillimi i epidemisë.
Gjithsej që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i personave të infektuar ka shkuar në 132.297, ku 740 vijojnë të jenë aktive. Ndërkaq, numri i viktimave në vend ka shkuar në 2.449.
Ndonëse situata me pandeminë është stabilizuar, sërish Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat anti-COVID, duke vënë theksin te vendosja e maskës në ambientet e mbyllura dhe kujdesi për higjienën vetjake.
Statistika
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 118
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3255
Testime totale 715,526
Raste pozitive 132,297
Raste të shëruara 129,215
Raste Aktive 633
Humbje jete 2,449
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 291
Korçë 83
Shkodër 73
Vlorë 33
Elbasan 32
Berat 36
Lezhë 27
Gjirokastër 19
Fier 11
Kukës 10
Durrës 14
Dibër 4