Prapaskena

Rihapja e dosjes së 21 janarit/ Lala: Prokuroria nuk ka treguar se ka provë të re të fortë, vetëm SPAK mund të hetojë çështjen

Publikuar: 27/05/2021

Gazetarët e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë disktuar në lidhje me rihapjen e dosjes së 21 janarit.

Gazetari Eni Ferhati theksoi se është skeptik në lidhje me vendosjen e drejtësisë për çështjen.

Ndërsa, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Prokuroria e Tiranës nuk ka treguar se ka ndonjë provë të re për çështjen dhe se vetëm SPAK mund ta hetojë atë.

Eni Ferhati: Së paku për dy vrasje, kemi një vendim të Gjykatës së Lartë. Për katër jetë të humbura, janë dhënë vetëm katër vjet burg, e duket qesharake. Policia në atë kohë nuk pranoi arrestimin e personave që ishin në krye të gardës. Jam skeptik për drejtësinë. Është rihapur vetëm çështja për Aleks Nikën. Mendoj se sido të shkojë ky rihetim, çdo rezultat do të hapë sërish debat.

Klodiana Lala: Jam skeptike që ngjarja të zbardhet. Kjo sepse Prokuroria nuk ka treguar që ka provë të fortë për të çuar hetimet në tjetër rrjedhë. Nëse drejtësia nuk vendoset, i bie që shkon çdo gjë në histori ping pongu. Edhe familjarët e viktimave e kanë humbur shpresën. Prokuroria e Tiranës nuk ka risurset për të hetuar çështjen. Ne nuk e dimë se cili ka qenë roli i kryeministrit dhe ministrit të dikurshëm të Brendshëm, prandaj mund që ta hetojë çështjen vetëm SPAK.



Më të lexuarat