Prapaskena

Pse nuk është mirë të pini kafe para se të hani mëngjes, efektet

Publikuar: 27/05/2021

Gjëja e parë që njerëzit bëjnë sapo zgjohen në mëngjes është të pinë një kafe. Por ky zakon nuk i bën mirë trupit. Një studim nga Universiteti Britanik i Bath, zbuloi se pirja e kafesë me stomak bosh ndikon negativisht në aftësinë e trupit për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë sapo zgjoheni mund të ketë një efekt negativ në kontrollin e sheqerit në gjak. Zakonisht gjëja e parë që duam në mëngjes kur zgjohemi – veçanërisht pas një nate të vështirë – është një kafe e fortë, por duhet të ndryshojmë zakonet dhe ta bëjmë mëngjesin një përparësi.

Kafeja dhe kafeina është një pikë e nxehtë në debatet shkencore mbi shëndetin e zemrës.

Një dokument i publikuar së fundmi nga Shoqata Amerikane e Kardiologjisë, del në konluzionin se pirja e tre filxhanëve kafe në ditë ul rrezikun sëmundjeve të zemrës.

Sipas tij, kafeina arrin të neutralizojë reagimin e një lënde kimike që shkakton aritmi kardiake.

Por kujdes! Nuk bëhet fjalë për të sëmurët me tension të lartë apo që vuajnë nga sëmundje të zemrës.

Kjo kategori njerëzish duhet gjithmonë të ketë kujdes me kafen, sipas këshillës së mjekut.

Studimi konfirmon se njeriu mund të pijë 3 filxhanë kafe në ditë pa dëmtuar shëndetin.

Sipas studiuesve, kafeina bllokon një molekulë të veçantë që nxit çrregullimet në rrahjet e zemrës që eventualisht shkaktojnë kolapsin e saj.

Aritmia e zemrës është një problem që prek miliona njerëz në botë.

Kjo sëmundje e detyron zemrën të rrahë shumë fort, ngadalë ose në mënyrë të çrregullit.

Ajo vështirëson furnizimin me gjak të barkusheve të zemrës dhe bllokimin e mushkërive.

Kardiologët shpjegojnë se një filxhan i vetëm me kafe përmban 95 mg kafeinë dhe stimulon sistemin nervor.

Në bazë të eksperimenteve të tyre, konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë nuk ashpërson aritminë dhe as nuk rrit rrahjet e zemrës.

Studimi nuk ndez aspak dritën jeshile për pirjen e një pije energjike për të plotësuar nevojat për stimulantë.

Pijet energjike janë pa kurrëfarë dyshimi të dëmshme për zemrën.

Një pije energjike përmban nga 160 deri në 500 mg kafeinë të përqendruar.

Studimet kanë konfirmuar se njerëzit që pijnë një ose më shumë pije energjike në ditë përjetojnë rrahje të çrregullta të zemrës brenda 24 orëve.



Më të lexuarat