Pas Gërdecit, drejtësia e re ka vendosur të hapë edhe dosjen e 21 Janarit, një prej krimeve të flagrante të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por që nuk u ndëshkuan kurrë, ashtu siç nuk janë ndëshkuar për Gërdecin, shitjen e detit, dosjen Durrës-Kukës dhe shumë afera të tjera. Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet e për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011.
Hetimi për vrasjen e Nikës ishte pezulluar pasi nuk kishte asnjë autor të dyshuar për të, ndërsa në janar të 2021 u kërkuar riekspertizë të plumbit që e varu atë. Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë para selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi.
Aleks Nika është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në 2011 nga garda e Republikës gjatë protestës së opozitës ku në atë kohë ishte PS. Për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreu i gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vite e pak muaj, ndërsa për Nikën nuk ka ende asnjë të autor.
Prendi dhe Llupo u dënuan vetëm për vrasje nga pakujdesia, me argumentin qesharak se nuk i njihnin viktimat. Pra, sipas gjykatës që vrasja të konsiderohet e tillë, duhet të autori ta njohë viktimën. Edhe në këtë rast, ashtu si për Gërdecin, hetimet nuk shkuan lart tek përgjegjësit, që besohet gjerësisht se është Sali Berisha.
Nëse për Gërdecin, Berisha përdori Fatmir Mediun, për 21 Janarin, kur vrau 4 qytetarë të pafajshëm dhe plagosi 4 të tjerë, Berisha përdori Lulzim Bashës. Me nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, në lojë pritet të hyjë SPAK.
Berisha nisi një fushatë sulmesh dhe kërcënimesh ndaj kryeprokurores Ina Rama, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Më pas e largoi Ina Ramën para afatit dhe emëroi ushtarin e tij, Adriatik Llalla, i dunuar ditën e fundit për fshehje pasurie. Pasi emëroi Llallën, Berisha dhe rrethi i tij i krimit, u qetësuan.