Prapaskena

Zbulohet DATA: Javën e dytë të qershorit deputetët votojnë RAPORTIN dhe SHKARKIMIN e Presidentit Ilir Meta

Publikuar: 26/05/2021

Më datë 10 qershor deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të votojnë raportin hetimor të hartuar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta. Po në këtë seancë, ligjvënësit shqiptarë do të votojnë dhe për shkarkimin e Presidentit.

Pra, verdikti final për Presidentin Ilir Meta do të merret më datë 10 qershor.

TCH bën me dije se këtë të premte, Komisioni Hetimor do ti’i dërgojë Kuvendit raportin e hartuar prej tyre, ku dokumentojnë me prova shkeljet që ka bërë Ilir Meta, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni është mbledhur sot për të miratuar një raport paraprak që do t’iu shpërndahet të gjithë anëtarëve, për të parë nëse ata do të kenë ndonjë sugjerim apo prova të tjera, përpara se versioni paraprak të finalizohet.

Ndërkohë, pas miratimit të raportit nga ana e vetë Komisionit, grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite, për diskutim dhe votim, të raportit të Komisionit Hetimor në datën 10 Qershor.



Më të lexuarat