Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të njoftuar lehtësimin e mëtejshëm të masave anti-Covid.
Në daljen e tij publike, Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA.
Por ai preferoi mos të komentonte duke thënë se temë më e rëndësishme është vaksinimi dhe angazhimet e tjera.
“Unë jam i fokusuar te punët, dhe të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të heqim mënjanë atë politikën rraskapitëse të këtyre viteve.
Ka shumë më shumë rëndësi sa vaksina bëjmë, sa kantierë ndërtimi kemi, se sa plotësojmë angazhimet tona. Jemi duke punuar për mandatin e tretë. Së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në Kongresin tonë të 12 qershorit,” tha Rama.