Numërohen 40 nga 108 kutitë në qarkun e Durrësit, ja sesa vota ka rikuperuar LSI

Pa Kategori

Publikuar: 26/05/2021

Numërohen 40 nga 108 kutitë në qarkun e Durrësit, ja sesa vota ka rikuperuar LSI

Në qarkun e Durrësit ka filluar sot rinumërimi i 108 kutive. Në këtë qark, LSI nuk mori dot mandatin për vetëm 136 vota, duke bërë që t’i kalonte partisë Socialiste.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 40 nga 108 kutitë e përcaktuara, ndërsa janë në proces edhe 8 të tjera. Përsa i përket numrit të votave, raportohet se LSI ka arritur të rikuperojë në total 3 vota.