Një video e kamerave të sigurisë, e publikuar nga Policia, tregon momentin kur shoferi i një makine del nga mjeti i tij dhe fillon të qëllojë në drejtim të një makine tjetër, e cila e kishte parakaluar në një rrugë me trafik të rënduar.
Edhe më tronditëse është se ngjarja e rëndë, ndodhi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington DC.
Në pamje duket se makina që parakalon, futet me dredhi dhe i pret rrugën mjetit luksoz, tip Maseratti, ndërsa shoferi i kësaj të fundit nuk e duron dot këtë “provokim” dhe del nga makina duke qëlluar me pistoletë.
Edhe pse nuk pati viktima nga ngjarja, një grua u gjet e plagosur si pasojë e plumbave të marrë, por nuk është konfirmuar nëse ishte shoferja e makinës tjetër, apo kalimtare.
Ndërkohë, policia e kryeqytetit amerikan ka bërë të ditur se jep një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që identifikon të dyshuarin.