Prapaskena

Vijon protesta për burimin e ujit në Kuçovë, plagosen 3 banorë nga përplasja me policinë

Publikuar: 24/05/2021

Ditën e sotme banorët e Lumasit në Kuçovë kanë dalë sërish në protestë për shkak të burimit të ujit të Sinecit.

Një kompani po kryen punime për marrjen e këtij uji, por është kundërshtuar nga banorët e zonës.

Burime për mediat bëjnë me dije se banorët janë përplasur edhe me policinë se si pasojë janë plagosur tre persona.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe efektivë të ekipit “Shqiponja” për të shpërndarë banorët dhe për të lejuar kompaninë që të vijojë punimet.



Më të lexuarat