Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë natës në Prezë në Tiranë.
Policia ka njoftuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit me inicialet N. S. Gjithashtu bëhet e ditur se nga të shtënat ka vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen a autorit.