Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka paditur për shpifje deputetin e ardhshëm të PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Markun.
Fletë-padinë Ndreu e ka publikuar në rrjete sociale, teksa thotë se “Me shpifësit nuk ka rrugë tjetër, shihemi në gjyq”.
Kujtojmë që Mark Marku ishtë në emisionin “Opinion” kur tha se në shërbim të Edi Ramës në Lezhë u vendos administrata, konkretisht bashkia dhe kreu i saj Pjerin Ndreu për të blerë vota.
Ishte ky i fundit që i dërgoi një mesazh në telefon Blendi Fevziut ku i shkruante se do e padisë Markun për shpifje.