Prapaskena

Tronditet sërish Elbasani / Gjendet i pajetë një 50-vjeçar me 7 plagë në kokë, i zbathur në mes të rrugës

Publikuar: 23/05/2021

Elbasani është tronditur sërish sot. Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në këtë qytet. Bëhet me dije se trupi i viktimës, rreth 50-vjeç, u gjet i zbathur  në rrugën “Visarion Xhuvani”. Viktima nuk është identifikuar ende, pasi në trup nuk kishte mjet identifikimi me vete, ndërsa bëhet me dije se i janë konstatuar 7 plagë në kokë.

Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari është vrarë me sende të forta.

Vrasja e dyshuar e tij ka ndodhur në një vend tjetër. Pasi autorët e kanë vrarë, e hodhën në rrugë në një lagje të zonës. Viktima është gjetur pa këpucë, çka ngre më shumë dyshimet se ngjarja ka ndodhur në një vend tjetër.

Trupi i tij është gjetur në orën 05:00. Identifikimi i tij nuk është bërë i ditur pasi shtetasi nuk kishte mjet identifikimi me vete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg, aty ku do të kryhen të gjitha ekspertizat për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.



Më të lexuarat