Real Madridi e ka mbyllur edicionin garues të La Ligas 2020/21 duke përfunduar në vendin e dytë me dy pikë më pak se rivali i qytetit Atletico Madridi që u shpall kampion në xhiron e fundit.
Flitet se trajneri Zinedine Zidane do të largohet nga klubi por një vendim i tillë ende nuk është marrë.
Menjëherë pas ndeshjes ndaj Villarealit të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1, duke folur për të ardhmen e tij, Zidane tha: Nuk do ta vendos të ardhmen time menjëherë, do të flas me klubin në ditët e ardhshme dhe do ta shohim.
Real Madridi është në pritje të vendimit të tij përfundimtar. Në rast se Zizou largohet, Massimiliano Allegri do të jetë favoriti për ta zëvendësuar atë.