Prapaskena

Mashtroi 400 mijë njerëz dhe erdhi në Shqipëri, ja si u arratis bosi turk nga Stambolli në Tiranë

Publikuar: 23/05/2021

Mediat turke kanë publikuar imazhe të reja të arratisjes së bosit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Ozer.

28-vjeçari akuzohet se mashtroi 400 mijë njerëz për 2 miliardë dollarë përmes shkëmbimit të tij të parave virtuale Thodex.

Imazhet e publikuara së fundmi tregojnë arratisjen e tij më 20 prill nga aeroporti i Stambollit për në aeroportin e Tiranës në Shqipëri.

Faruk Fatih Ozer arriti në aeroport me një veturë të zezë me targa DFC 567. Ai i dorëzoi makinën e tij shërbëtorit në portën numër 3 të aeroportit dhe mori çantën e shpinës në sediljen e pasme të makinës tjetër.



Më të lexuarat