Gjendet një automjet i rënë nga 50 m lartësi në liqenin e Shkopetit, policia me urgjencë në vendngjarje

Pa Kategori

Publikuar: 22/05/2021

Gjendet një automjet i rënë nga 50 m lartësi në liqenin e Shkopetit, policia me urgjencë në vendngjarje

Një automjet është gjetur në afërsi të liqenit të Shkopetit, i rënë nga një lartësi prej 50-60 m nga rruga. Nuk dihet ende nëse automjeti është vetëhedhur nga persona të caktuar aty, apo ka përfunduar si pasojë e një aksidenti.

Behet me dije se automjeti dyshohet se ka më shumë se 3 ditë, dhe pas evidentimit ka shkuar me urgjencë grupi hetimor për të bërë hulumtimet dhe për të zbuluar arsyet se si automjeti ka përfunduar aty.

Në policinë e zonës nuk është bërë ndonjë denoncim për zhdukjen e ndonjë personi, ç’ka ul mundësitë e një aksidenti.

Shpeshherë persona nga qytete të tjera hedhin në Liqenin e Shkopetit automjete të ndryshme për të fshehur gjurmët e krimeve të caktuara, por pritet vlerësimi i ekspertëve për të dhënë informacion nëse kemi të bëjmë me një rast të tillë.