Prapaskena

“Bëj thirrje për një proces të rregullt zgjedhor, transparent dhe pa ndikime”, Ibsen Elezi dorëzon kandidaturën për kreun e PD-së

Publikuar: 22/05/2021

Ish kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi, ka dorëzuar bë selinë blu forrmularin e kandidimit për zgjedhjet e kreut të ri të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij përallë gazetarëve Elezi i bëri thirrje strukturave të Partisë Demokratike për një proces të rregullt zgjedhor, transparent dhe pa ndikime.

“Ekzaktësisht kam thënë se nëse do të shihja një kandidat tipik të djathtë me ide konservatore unë do ta ndiqja. Duke qenë se nuk e pashë vendosa të kandidojë vetë. Ky nuk është vendim vetëm personal por edhe i grupit. Çdo individë ka të drejtën të kandidojë në demokraci.

Një nga parimet themelore të demokracisë buron nga vota e lirë, ndaj unë i them të gjithë anëtarëve dhe strukturave të partisë demokratike të respektojnë votën e lirë.

Transparenca dhe shanset e barabarta janë parimet bazë të statusit të Partisë Demokratike. Kryetari Lulzim Basha do duhej të jepte dorëheqjen për të mos cënuar parimin e shanseve të barabarta.

Çdo anëtarë dhe funksionarë në Partinë Demokratike duhet të jetë neutral në këtë proces zgjedhor dhe mos të ndikojë”, tha Elezi.

Kujtojmë se aktualisht kandidaturat e dorëzuara për kreun e PD-së janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, ndërkohë që nesër pritet të depozitojnë kandidimin Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha.

Ditën e dielë në orën 18:00 pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë, ku pritet të vendoset mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Kujtojmë se humbja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, ka bërë që Partia Demokratike të futet në një proces zgjedhor të brendshëm, me fraksione dhe grupime të ndara që kërkojnë dorëheqjen e kryedemokratit aktual Basha dhe respektimin e statutit të partisë.



Më të lexuarat