Prapaskena

Vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë, familjarët dhunojnë mjekët në spital

Publikuar: 21/05/2021

Vdekja e 38-vjeçarit Delon Troqe në një atentat të bërë në biznesin e tij në lagjen “Pavarësia”, ka shkaktuar një sherr në spitalin e Vlorës, ku familjarët e viktimës kanë ushtruar dhunë ndaj bluzave të bardha. Shkaku i sherrit është bërë vdekja e të riut dhe pamundësia e mjekëve për ta shpëtuar.

Ka qenë ndërhyrja e uniformave blu ajo e cila ka shmangur konfrontimin fizik dhe agravimin e situatës.

Burime bëjnë me dije se 38-vjeçari është transportuar me shenja jete në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Troqe u ekzekutua në një atentat mafioz në një servis makinash në pronësi të tij në lagjen ‘Pavarësia’, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se atntatorët kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj tij.

38-vjeçari rezulton një person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe ai kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja.



Më të lexuarat