Prapaskena

Vijon rinumërimi i kutive të Beratit, LSI rikuperon…3 vota

Publikuar: 21/05/2021

Ka rinisur numërimi i kutive të votimit për 114 kutitë për qarkun e Beratit. Ditën e djeshme u rinumëruan 46 kuti nga 114 në total.

Nga rinumërimi i 46 kutive të para, diferenca mes Partisë Socialiste dhe LSI është 74 vota, nga 77 që ishin më parë. Sipas kërkesës ankimore të partive opozitare në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit çka sipas tyre ka ndikuar në mos marrjen e 1 mandati nga LSI.

Para dy ditësh, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI.

PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.



Më të lexuarat