Mëngjesin e ditës së sotme, ka qenë i ftuar në studion e Fax News, analisti Ben Andoni për të folur në lidhje me situatën aktuale politike pas vendimit të publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku ish kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non-grata”.
Andoni tha se duke qenë se reforma në drejtësi në vendin tonë po ecën shumë ngadalë, SHBA u dha prokurorëve apo anëtarëve të gjykatës Kushtetuese për të vepruar në lidhje me shkeljet që mund të jenë bërë nga zyrtarë të lartë të politikës shqiptare.
Sipas tij, ky është një moment që duhet të shërbejë si kthjellim për autoritetet shqiptare dhe të fillojë vendosja në bankën e të akuzuarve edhe e figurave të tjera politike si Vangjush Dako apo Tom Doshi, për të cilët më parë nuk ishin ndërmarrë veprime përshkeljet që kishin kryer.
“DASH përkundrejt kërkesave që ka zoti Berisha me të drejtë dhe zoti Basha që për mendimin tim dueht të mbante një qëndrim më të kthjellët. Amerika nuk jep opinione, jep vetem vendiem dhe qëndrime. Mund të shohim se reforma jonë në drejtësi nuk po shkon në rrugën e pritshme.
Megjithatë ne presim vendime të reja në të ardhmen nga Gjykata Kushtetuese, duke dhënë në mënyrë metaforike ‘Kokën’ e Berishës i hapin rrugë institucioneve të drejtësisë në vendin tonë që të marrin veprime ndaj Tom Doshit, Vangjush Dakos.
SHBA u dhanë edhe motivin për të vepruar, u dhanë edhe provat. Provat tashmë janë në Shqipëri. Ky është një moment që duhet të shërbejë si kthjellim për shqiptarët dhe autoritetet që e kanë mbajtur vendin peng dhe të vendosin njerëz në bankën e të akuzuarve.
Ju e mbani mend se cfarë ndodhi me zotin Dako, dhe sistemi i drejtësisë vetëm e mbuloi, nuk mori asnjë veprim ndaj tij. Po ashtu edhe me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon“- u shpreh analisti.
Në lidhje me vënien në dijeni për vendimin e marrë nga DASH për ish-kryeministrin Berisha, Andoni tha se zyrtarët e lartë shqiptarë mund tëkenë pasur dijeni për këtë fakt. Ai shtoi se vërehej edhe një lloj distancimi i Bashës nga Berisha gjatë fushatës elektorale duke mos e përfshirë atë pothuajse aspak.
“Ju e dini që sidomos zyrtarët e lartë të një vendi kanë një informacion për dicka të cilën ne nuk e kemi. Ju e keni parë se zoti Basha bëri shumë më tepër se Rama duke e shmangur totalisht Berishën në fushatën elektorale.
Dikush që të akuzon kaq fort dhe kaq egër, sado respekt të kesh duhet të kesh një lloj ndershmërie për të treguar me gisht një vijë të kuqe, që do të thotë ku e ka shkelur pozitën e tij ky individ kaq i rëndësishëm në politikën shqiptare. Në këto pozita, njerëzit e vërtetë që kanë dinjitet që kanë statura dhe vlera por edhe përballje. Kjo nuk shihej as tek Berisha as te Basha.
Te Berisha e kuptoj sepse është në gjendje nock-doën, por Bashën nuk e kuptoj, kjo vërteton që ai do jetë vetëm kryetar i PD, nuk do jetë një lider”– tha Andoni.