Gazetari Artan Hoxha reagon pas vendimit të Sali Berishës për të vijuar betejën ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli “non grata” në SHBA. Hoxha shkruan në “Facebook” se po hedh në gjyq për shpije Sekretarin e Shtetit të SHBA njeriu që nuk ka pranuar kurrë të të dëshmojë para një gjykate shqiptare.
Reagimi i Hoxhës:
Nuk te zhgenjen kurre…
Hedh ne gjyq per shpifje, Sekretarin e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne nje gjykate ne Paris, njeriu qe nuk pranuar kurre te deshmoje para nje gjykate shqiptare…
Kerkon prova nga SHBA, njeriu, qe akuzon dhe shpif cdo dite, i fshehur pas “qytetarit dixhital” dhe perbalt çdo kend ne kete vend, pa publikuar kurre as proven me te vogel…
Ne bajrakun e Gashit, nga vjen dhe Berisha, ka nje shprehje:
“Mshoji bac, e ki mire”….