Prapaskena

Sali Berisha shpallet “non grata” nga SHBA, Sekretari i Shtetit: Akte korrupsioni që minojnë demokracinë!

Publikuar: 19/05/2021

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruan në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA.

“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.



Më të lexuarat