Prapaskena

Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të hapë dyert, zbulohen detajet si do të vijë “Big Brother” këtë radhë

Publikuar: 18/05/2021

Për të gjithë të apasionuarit pas “Big Brother” ka një lajm të mirë. Pas mungesës së gjatë, do të rikthehet në ekran realityshow më të ndjekur në Shqipëri.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë organizatorët e emisionit përmes një postimi në faqen zyrtare të televizionit. Shumë shpejt do të nisin audiocionet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mirëpo kësaj rradhe do të ketë një ndryshim, të gjithë do të jenë personazhe vip.

Ndryshe nga çfarë kemi parë vitet e kaluara, këtë vit Vip-at do të duhet të ambientohen në një shtëpi larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

“‘Big Brother Vip’ vjen në Top Channel/ Së shpejti nisin audicionet për banorët e shtëpisë. Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.

Dhe pyetja që po i mundon të gjithë fansat e këtij formati është padyshim ajo se kush do të jetë nën drejtimin e tij; Arbana Osmani apo ndonjë tjetër?!

Mirëpo, ende nuk kemi një përgjigje se kush do të prezantojë.



Më të lexuarat