Një rast shokues abuzimi me të mitur është zbuluar sot nga policia në qytetin e Lezhës.
Pesë persona ranë në pranga pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare, të cilës gjithashtu i kanë bërë presione dhe shantazhe për të mos treguar.
Mesohet se shtetasit e arrestuar janë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi dhe shtetasi 17-vjeçar A.Gj.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare”, tha Policia në njoftimin e saj.