Prapaskena

Largimi i Tom Doshit, Yuri Kim zbulon prapaskenat: Kemi furnizuar prokurorinë me informacion

Publikuar: 18/05/2021

Në studion e emsionit “Opinion” Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është pyetur edhe në lidhje me largimin e Tom Doshit nga parlamenti.

Ajo u shpreh se pozicioni i SHBA në këtë rast ka qenë i qartë, ndërsa pohoi se Ambasada Amerikane i ka çuar informacione Prokurorisë lidhur me rastin Doshi.

Pjesë nga intervista në studio
Blendi Fevziu: A mendoni se largimi i Tom Doshit nga parlamenti ka qenë rezultat i deklaratave tuaja?
Ambasadorja Kim: Mendoj se është rezultat i shumë kërkesave nga publiku në fakt, por sigurisht, edhe pozicioni ynë si Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë i qartë.
Blendi Fevziu: Prokuroria e Përgjithshme ju ka kërkuar informacion për Doshin dhe përfshirjet e tij. E keni dërguar këtë informacion atje?
Ambasadorja Kim: Po, e kemi furnizuar atë informacion.
Blendi Fevziu: Përpara zgjedhjeve?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Dhe a kishte reagim nga Prokuroria e Përgjithshme?
Ambasadorja Kim: Mendoj se janë duke e parë. Mendoj se një nga çështjet është që, për këto raste përcaktimesh nga SHBA, një pjesë ose shumë mund të bazohet në informacion të klasifikuar, të cilin nuk mundemi ta ndajmë me të tjerë.



Më të lexuarat