Zbulohet çmimi marramendës i kokainës që u kap në Kosovë

Pa Kategori

Publikuar: 17/05/2021

Zbulohet çmimi marramendës i kokainës që u kap në Kosovë

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, tha kete te hene se me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës autoriteteve italiane dhe atyre të Shqipërisë, janë konfiskuar 400 kg kokainë, vlera e të cilës arrin 20 milionë euro.

Numri total i te arrestuarve deri më tani është 7, të gjithë shtetas kosovare, por Lumezi nuk e përjashtoi mundësinë që persona të tjerë të bien në prangat e policisë në vijim.

Lumezi tha se gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta, ku janë përcjellë narkotikët nga Brazili. Ai shtoi se puna e përbashkët ekipore dërgon porosi të qarta te grupet kriminale se do të përballen me Policinë.

“Kemi bashkëpunuar me partnerët tanë. Kjo jo vetëm që ishte sfidë por edhe detyrim për ta luftuar krimin e organizuar”, tha ai në një konferencë ku ishte prezent dhe prokurori Vladimir Mara, dhe drejtuesi i SPAK Arben Kraja.