Prapaskena

Trupi “shoshë” me plumba, si u vra Endri Mustafa në Shkodër, gjendet pistoleta e krimit

Publikuar: 17/05/2021

Prapaskena ka zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër.

Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja. Ndërkohë në armë është gjetur edhe një plumb i pa shkrepur.

Viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

Viktima është një person i njohur për policinë. Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Po ashtu u arrestua edhe Astrit Bilali, babai i shtetasit të shpallur në kërkim, Asmer Bilali.

Astrit Bilali dhe vëllai i tij, Ibrahim Bilali u vranë në vitin 2019 në Kiras, që të dy të përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç ishte edhe grabitja me plagosje, ku mori pjesë Endri Mustafa.  Por nuk dihet nëse vrasjet kanë lidhje me grabitjen.

Vëllezërit Bilali njihen si pjesë e grupit të Bajrave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një konflikt me shumë viktima me fisin Liçi.

Nga ana tjetër emri i Endrit Bilalit del në skenë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni ‘’Maranaj’’ për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.

Të përfshirë në skemë ishin Berhan Alija, Jonuz Alija bashkë me Endri Mustafën, Edi Memçaj, Ilir Sokoli, Artan Dragani, Pashko Vuksanelaj, Lulzim Sylja, Adri Bala, Naim Ahmeti, Vinko Nikprelaj, Eduart Fusha teksa skema u denoncua nga ish-prefekti Paulin Radovani ndërsa nuk ngelën pas as djemtë e tij,  Robert dhe Elton Radovani.



Më të lexuarat