Mjeku i njohur, Pellumb Pipero, ka treguar nje ane tjeter te tij, ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim deri me tani te na jape keshilla per koronavirusit.
Në një rrefim ndryshe per veten perballe femijeve te “Ne kurthin e Piter Pan”, mjeku Pipero tha se eshte rritur pa nene dhe i eshte dashur te punoje ne ndertim qe ne moshe te re.
“Diten shkoja ne shkolle, naten beja tulla, ndihmoja babane. Ishte shume e veshtire, ne ishim shtate femije dhe une isha i madhi. Nena na kishte vdekur heret, jemi rritur pa nene, dhe ka qene shume e veshtire, ndaj me eshte dashur te punoj heret”, tha mjeku i njohur.