Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e Caroline Crouch nënës 20-vjeçare britanike gjatë vjedhjes së shtëpisë së saj në Athinë të Greqisë, në orët e orar të mëngjesit ndërsa ishte me bashkëshortin dhe vajzën e saj 11 muajshe.
Sipas The Mirror, grabitësit e pamëshirshëm gjithashtu lidhën burrin e saj Charalambos Anagnostopoulos dhe e kërcënuan duke i mbajtur armën në kokë vajzës së tyre Lydia.
Media lokale kanë raportuar se një burrë nga Gjeorgjia është arrestuar në kufirin me Bullgarinë.
I dyshuari u përpoq të udhëtonte nga Greqia në Bullgari me makinë duke përdorur një pasaportë të rreme.
Akoma nuk i është bërë i ditur identiteti kishte lidhje me një vjedhje tjetër në një shtëpi afër vendit ku u vra Caroline.
Një burim policor tha se analiza e ADN-së sugjeroi që ai ishte i përfshirë në vjedhjen e një çifti të moshuarish në 7 Mars.