Prapaskena

NASA prezanton sistemin e ri: Shkencëtarët vullnetarë do ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave për natyrën

Publikuar: 16/05/2021

NASA – agjencia amerikane e hapësirës – ka krijuar një aplikacion që lejon “shkencëtarët vullnetarë” në të gjithë botën të ndihmojnë shkencëtarët që studiojnë Tokën dhe mjedisin global.

Njerëzit nga gjithë Shtetet e Bashkuara dhe bota po ndihmojnë shkencëtarët në NASA në një projekt shkencor për Tokën.

Duke përdorur një aplikacion në telefonët e tyre, “shkencëtarët vullnetarë” matin lartësinë dhe gjerësinë e pemëve lokale dhe i ndajnë të dhënat me shkencëtarët e NASA-s për t’i ndihmuar ata të vlerësojnë sasinë e karbonit që mund të mbahet nga pemët.

“Jemi këtu në Universitetin Shtetëror Bowling Green, jamme Megan Recker. Do ta vëzhgojmë pemën duke përdorur aplikacionin GLOBE Observer. Je gati Megan?”

Megan: “Po!”

Pjesëmarrësit hapin aplikacionin dhe zgjedhin Pemë nga katër ikonat kryesore.

“Për të matur lartësinë e pemës, ajo duhet të fillojë nga baza e pemës.”

“Pastaj ajo do të bëjë një foto të majës së pemës.”

Dhe pastaj një fotografi të gjithë pemës.

Megan më pas shkon te pema, duke numëruar hapat e saj për të përcaktuar distancën e cila tregon se kjo pemë është rreth 16 metra e lartë.

“Dhe tani Megan do të dërgojë të gjitha të dhënat e saj për pemën në GLOBE që shkencëtarët e aplikacionit të kenë qasje në matjet që sapo bëri Megan.”

NASA ka satelitë që rrotullohen rreth Tokës.. që masin lartësinë e pemëve nga hapësira.

Të dhënat nga përdoruesit e aplikacioneve plotësojnë vëzhgimet hapësinore të NASA-s për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë karbonin që pemët ose thithin, ose çlirojnë në atmosferë.

“Dhe kështu NASA mund të përdorë të dhënat që kemi mbledhur nga toka për të vëzhguar sa të sakta janë modelet e saj. A e masin satelitët e saj saktësisht lartësinë e pemës?”

“Teknologjia e telefonit inteligjent që ne mbajmë në xhep çdo ditë – përfshin disa mjete mjaft të sofistikuara që janë të dobishme për mbledhjen e të dhënave. Dhe kështu kur kuptuam që teknologjia kishte përparuar mjaftueshëm, ne ishim në gjendje t’i kombinonim ato në një instrument për të përfshirë publikun në mbledhjen e të dhënave. “

Përdorimi i aplikacionit për Pemët frymëzoi të apasionuarën ndaj natyrës Candace Gossen për të organizuar ekskursione në pyjet e malitTabor, në Portland të Oregonit dhe për t’i angazhuar ata.

“Unë kam aplikacionin në telefonin që sjell me vete, shpjegoj se çfarë po bëjmë; jo vetëm që flasim për efektin e pemëve, por flasim edhe për mënyrën se si ecim së bashku dhe ndajmë këtë informacion me pjesën tjetër të botës”, thotë Candace Gossen, mësuese dhe pjesëmarrëse në programin GLOBE Observer.

Më shumë se 120 vende po marrin pjesë në program deri tani me pjesëmarrësit që e vlerësojnë rolin e tyre si shkencëtarë vullnetarë.

“Kam parë që studentëve të të gjitha moshave u pëlqen të jenë pjesë e projektit më të madh, kur ata analizojnë pemën, ata duan të shohin idetë e tyre dhe kontributin në faqen e internetit që të shohin që kanë sjellë ndryshim megjithëse mund të jetë i vogëlm që ata po ndihmojnë në monitorimin e shëndetit të Tokës, dhe kjo është kuptimplotë për ta”, thotë profesorja Haney.



Më të lexuarat