Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Paraprakisht mësohet se një motor ka përplasur një fëmijë 11 vjeç në fshatin Labinot-Mal.
I mituri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e fëmijës së plagosur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.