Prapaskena

Emërohet KREU I RI i IKMT, ja kush është ish-polici që zëvendëson Dallëndyshe Bicin

Publikuar: 14/05/2021

Dallëndyshe Bici largohet nga kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, vendin e saj e zë Ajet Zyberi.

Një ish-polic do të jetë tashmë në krye të IKMT-së, pas largimit të Bicit, e cila u emërua zv.ministre e Mbrojtjes. Bici kandidoi edhe për deputete në zgjedhjet e 25 prillit por nuk arriti të fitonte mandatin.

Zyberi ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.



Më të lexuarat