Ekzekutimi që tronditi Elbasanin, detaje nga hetimet. Urdhri për vrasje dyshohet se erdhi nga…

Pa Kategori

Publikuar: 14/05/2021

Ekzekutimi që tronditi Elbasanin, detaje nga hetimet. Urdhri për vrasje dyshohet se erdhi nga…

Everest Çaka, i cili u ekzekutua tre dite me pare ne nje prite mafioze, në lagjen “Skënderbej”, dyshohet të jetë vrarë pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në muajin nëntor të vitit 2020 në Belgjikë.

“Panorama” raporton se kjo është pista e parë në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes se Everest Çakës.

Sipas hetimeve, Çaka u vra me 12 plumba nga nje arme tip pistolete me selinciator ne nje prite mafioze, ndersa mbeti e plagosur ne parakrah bashkeshortja e tij Silvana Çaka, e cila ndodhej në automjet me bashkëshortin.

Sipas “Panoramës”, urdhri për ekzekutimin e 41-vjeçarit, dyshohet të ketë ardhur nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkepunim të ngushtë me Prokurorine e Elbasanit po hetojnë edhe në një pistë të dytë, atë të hakmarrjes per shkak te hasmerive qe viktima kishte. Kjo pasi 11 vite me pare, Everes Çakës i kanë vrarë vëllanë në Barcelonë.