Prapaskena

Shiste kokainë dhe paratë ia çonte babait me kancer, trafikanti shqiptar çudit Britaninë

Publikuar: 12/05/2021

Për t’i ardhur në ndihmë të atit me kancer dhe për t’u bërë me fëmijë, një i ri shqiptar zgjodhi t’i futej rrugës së shitjes së drogës në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Oresti K. 28-vjeç, u arrestua nga policia në Cardiff në 27 Prill, pasi gjatë kontrollit iu sekuestrua kokainë.

Oficerët e policisë kontrolluan edhe shtëpinë e të riut ku i gjetën më shumë se 2 mijë paund kesh dhe çelësat e një tjetër makinë, brenda së vilës kishte kokainë.

Në total, atij iu gjet një sasi prej 347.6 g kokainë me vlerë tregu deri në 14,800 paund.

Në përfundim shqiptari u dënua 32 muaj burg.

Avokati sqaron pse shqiptari iu fut drogës

I riu shqiptar kishte nënshtetësi greke dhe ishte me leje qëndrimi në Britani të Madhe, ku kishte tre vjet që jetonte.

Sipas avokatit, 28 vjeçari shqiptar, paratë që fitonte nga shitja e drogës, i dërgonte në Athinë, pasi i ati ishte me kancer terminal dhe kishte nevojë për trajtim privat që është i kushtueshëm.

Avokati zbuloi gjithashtu se 28-vjeçari dhe partnerja e tij po përpiqeshin të krijonin familje dhe po ruanin para për fekondim in vitro.



Më të lexuarat