Prapaskena

“Mezi e mbanin këmbët”, mediat italiane për gjendjen e Berluskonit: Tre herë në spital pasi kaloi Covid-19

Publikuar: 12/05/2021

Tri herë ish-kryeministri dhe manjati i medias, Silvio Berlusconi është rikthyer në spitalin “San Raffaele” të Milanos. Sipas mediave italiane, ish-kryeministri do të vijojë trajtimin në kujdesin e mjekëve për të kapërcyer efektet që i ka lanë pandemia e koronavirusit.

Por kjo nuk është e gjitha! “Il Messaggero”, media që citon burime të afërta me Berlusconit, ka bërë me dije detaje shqetësuese. Sipas tyre, ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shtrimi në spital ishte bërë i nevojshëm. Përsëri, të njëjtat burime raportuan se Berlusconi kishte dalë nga makina “i lodhur, i mbështetur tek truprojat dhe mjeku i tij, Alberto Zangrillo.

84-vjeçari Berlusconi për herë të fundit në shtator kaloi 12 ditë në spital pasi u infektua me COVID-19 gjatë një feste në klubin e natës së mikut të tij biznesmen, Flavio Briatore në Sardenjë. Pasi doli nga spitali më 14 shtator, Berlusconi e përshkroi eksperiencën e tiuj me pandeminë si përvojën më të rrezikshme dhe të frikshme që kishte kaluar.

Berlusconi duhej të paraqitej në një seancë gjyqësore të enjten (13 maj) por procesi është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.



Më të lexuarat