Prapaskena

Andi Bushati: PD me prova ‘fake’ në KAS. Haxhiu: Me këtë veprim opozita legjitimoi zgjedhjet

Publikuar: 12/05/2021

Analisti Andi Bushati duke diskutuar në emisionin “Shock” për ankimimin e opozitës në KAS për zgjedhjet e 25 prillit, e cilëson këtë proces si ‘shfaqje’. Ai tha se PD në dosjet që dorëzoi nuk kishte asnjë provë.

“Problemi im është se zgjedhjet nuk janë vjedhur më datë 25, me datë 25 ato kanë qenë të vjedhura. Kur i gjithë shteti vihet në këmbë për ta trajtuar opozitën si armik dhe për ta mundur është e pamundur të fitosh”, deklaroi Andi Bushati.

Baton Haxhiu thotë se PD po bën më shumë rolin e prokurorit para KAS dhe nuk po paraqet asnjë provë që zgjedhjet janë manipuluar por thjesht po mban qëndrim politik

Ai tha se “në një farë mënyrë sot opozita i ka njohur zgjedhjet dhe i ka legjitimuar për faktin se gjykata e dha vendimin e saj, çdo veprim dhe pretendim tjetër është i kotë”.

“Ata duhet të shkojmë me prova evidentuese se si duhet ta paraqesin krimin elektoral. Pashë listimin ishin mbi 40 prova dhe i lexova një nga një. Është tjetër gjë të kesh një qëndrim politik të kesh një analizë politikë te perëndosh se ka masakër elektorale. Si mund të gjesh prova në Gjirokastër kur t’i aludon se në një moment janë ndaluar votuesit nga Greqia. Kjo nuk është provë për ta çuar sërish Gjirokastrën në zgjedhje”, deklaroi Haxhiu.

Andi Bushati duke saktësuar se zgjedhjet janë manipuluar para ditës së votimit thotë se fakti që kreu i opozitës nuk ka ditur ta menaxhojë këtë situatë, nuk do të thotë se zgjedhjet janë të ndershme.

“Provat e paraqitur nga PD janë prova fake. Por nuk duhet të anashkalojmë çështjen kryesore, votat janë vjedhur. Nëse nuk Lulzim Basha nuk ka ditur ta menaxhojë këtë proces nuk do të thotë se ky proces ka qenë i ndershëm. Pse Basha nuk i tha këto gjëra më përpara? Sepse Basha vendosi të shkojë në këto zgjedhje si cjapi te kasapi”, deklaroi Bushati.



Më të lexuarat