Prapaskena

Stresi reagon për vrasjen e të riut në Tiranë: Vijmë shpejt, unë me dy…!

Publikuar: 11/05/2021

I biri i Sali Lushajt, apo i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi, ka reaguar për vrasjen e Mehmet Qemës, i cili po kalonte mbrëmje me miqtë e tij kur u ekzekutua aksidentalisht nga njëri prej tyre.

“Vim shpejt meek meek, unë me dy G ik ik”, shkruan Stresi në fotografinë me 27-vjecarin, të cilat i ka shoqëruar me disa emoji lutjeje.

Pak para se të humbte jetën, Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij që të largojë armën.

Por, shoku i tij Marius Dema, 28-vjeç vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe 3 shokë të tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Ndërkohë është në arrati vetëm njëri prej personave të pranishëm në vrasje. Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, ka deklaruar para prokurorisë 28-vjeçari.

Dëshmitarët, mes tyre Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin ka shtuar se ky ambient i ishte dhënë me qira Marius Demës, i cili përveç vrasjes pritet të merret në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht.



Më të lexuarat