6 minatorë të lënduar në minierën e kromit në Martanesh! Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, 1 në gjendje më të rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës

Pa Kategori

Publikuar: 11/05/2021

6 minatorë të lënduar në minierën e kromit në Martanesh! Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, 1 në gjendje më të rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës

Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi.

6 minatorë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter ushtarak drejt Tiranës.

Të gjithë minatorët e bllokuar fillimisht në minierë tashmë janë jashtë saj. Gjendja e tyre shëndetëore paraqitet të jetë e stabilizuar.

Minatorët kanë qenë duke salduar vagonët dhe pas shpërthimit të gazit janë intoksikuar të  gjashtë.

Fatmirësisht të gjithë kanë dalë jashtë galerisë. Pesë të plagosurit e tjerë janë në gjendje më të stabilizuar dhe momentalisht do të kurohen në spitalin e Bulqizës.

Policia njoftoi se ata janë nxjerrë nga galeria janë transportuar për ndihmën e parë mjekësore në spital.

Burime bëjnë me dije se një prej tyre me iniciale Sh. E. i cili ndodhet në gjendje më të rëndë pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë drejtori i spitalit të Bulqizës Haziz Jella ka deklaruar për Abcnews.al se dy të tjerët ndodhen në të gjendje të stabilizuar.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”, njofton policia.