Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, ka folur ditën e sotme për situatën e pandemisë në vendin tonë, ku u shpreh se momentalisht kemi një situatëtë pëlqyeshme, pasi jo vetëm shifrat por edhe pozitiviteti është i ulët.
“Duhet të presim të paktën dy periudha inkubacioni, pra 2 herë, 2 javë, në mënyrë që të themi me saktësi impaktin që do të kenë zgjedhjet në përhapjen e virusit në një shkallë më të gjerë. Por për momentin kemi një situatë të pëlqyeshme, ku jo vetëm kemi shifra të ulta por edhe pozitivitet të ulët, poshtë 5%”, që tregon për një qarkullim jo të dendur të virusit në popullatë”, tha Bino në A2.
Shefja e ISHP-së u shpreh se shifrat e ulëtaa i dedikohen vaksinimit, por ngriti shqetësimin se qytetarët po e neglizhojnë mbajtjen e maskës. Ajo tha se kjo është e pafalshme, pasi udhëzimi i fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë që virusi qëndron në ajër dhe und të përhapet në 1.5 metër largësi.
“I dedikohet vaksinimit, pasi vaksinimi ka një impakt mjaft të madh në shtrimet në spitale, format e rënda dhe vdekjet. Vë re që ka një shkrehje të popullatës në lidhje me mbajtjen e maskave, as në mjediset e mbyllura. Kjo është e pafalshme, pasi mund të na çojë në një situatë më të agravuar, aq më tepër që kemi të provuar edhe me një ndryshim të udhëzimit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA që virusi qëndron në ajër dhe përhapet edhe në 1.5 metër largësi”, u shpreh Silva Bino.