Ambasada Shqiptare në Francë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar deri më datë 9 për pasaportë apo kartë identiteti, t‘i tërheqin ato.
Përmes një postimi zyrtar në “Facebook”, ambasada njofton se qytetarët mund t‘i tërheqin ato nga e hëna, të martën dhe të mërkurën, nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
“NJOFTIM
Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 9 prill (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 14:00 deri 16:00. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.