Prapaskena

Rusia i “tregon muskujt” Perëndimit, 12 mijë trupa dhe qindra autoblinda e avionë

Publikuar: 09/05/2021

Rusia shpalosi fuqinë e saj ushtarake me parada të mbajtura në mbarë vendin në ditën që shënon 76-vjetorin e fitore së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin ishte në tribunë për të ndjekur nga afër paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, ku parakaluan rreth 12 mijë trupa, e afro 200 makina ushtarake, teksa avionët dhe helikopterët kryen manovra në qiellin e kryeqytetit rus.

Që prej se ka ardhur në pushtet, dy dekada më parë, Putini si nga post ii presidentit, ashtu edhe nga a i i kryeministrit është përpjekur vazhdimisht të rikthejë simbolet e të shkuarës sovjetike dhe në përgjithësi asaj ruse, me bindjen se në këtë mënyrë do të arrijë të forcojë ndjenjat patriotike. edhe gjatë fjalimit të paradës, shefi i kremlinit theksoi se vendi do të mbrojë deri në fund interesat e veta kombëtare dhe denoncoi rikthimin e “rusofobisë”.

Ky përvjetor i Ditës së Fitores vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Moskës me perëndimin janë përkeqësuar ndjeshëm sidomos prej konfliktit në Ukrainë dhe vendosjes së 100 mijë trupave ruse në kufi me vendin fqinj, por dhe burgosjes së liderit opozitar rus Aleksei Navalny. Javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dëbuar diplomatët e njëra-tjetrës, derisa Moska dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po ashtu janë përfshirë në mosmarrëveshje të ngjashme diplomatike.



Më të lexuarat