POLIÇAN- Vajza që shikoni në foto është 28-vjeçarja që u aksidentua pasditen e sotme në Poliçan, duke rënë nga ura me makinë. Anxhela Ibro është punonjëse e administratës së bashkisë Poliçan.
Ditën e sotme për shkak të shpejtësisë së madhe, Ibro humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga ura 15 metra e lartë e fshatit Vërtop. 28-vjeçarja pas aksidentit është nxjerrë nga makina e saj tip “Audi”, falë forcave të policisë dhe ushtrisë, dhe më pas u transportua në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore. Pas përkeqësimit të gjendjes. Ibro është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë më të specializuar, ndërkohë që burime bëjnë me dije se 28-vjeçarja disa vite më parë po për shkak të shpejtësusë së lartë ka bërë një aksident.