Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop. Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga ”Ura e Vërtopi”t dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum edhe pse nuk ka pasur prurje.
Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe,është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.
Pas njoftimit të bërë nga një roje i një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren.
E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.