Ka plasur sherri në ndeshjen mes Tiranës dhe Kastriotit që po luhet në stadiumin “Selman Stermasi”.
Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, është përplasur me lojtarët e Tiranës, pasi këta të fundit nuk e ndaluan lojën kur një lojtar krutan u dëmtua dhe shënuan gol.
Drejtuesit e Kastriotit kanë urdhëruar ekipin të dalë nga fusha dhe ndeshja është ndërprerë, por ka rifilluar 5 minuta më vonë.